E Diel, 1 Nëntor 2026

Moxhi, gati t'i rishitet "Djallit"

Luciano Moxhi ka ndryshuar mendje, pasi ka kritikuar gjate Milanin, sidomos kur ishte e nxehte ceshtja e "Calciopoli"-t qe e pa ate si protagonistin kryesor, tani enderron nje te ardhme kuqezi. "Nese TAR do te me hiqte denimin, ka shpjeguar ish-drejtori i pergjithshem juventin, do te pranoja propozimin e Berluskonit per te shkuar te Milani". Per vendimin e TAR-it, ai duhet te prese ende pak kohe, ose me sakte me 13 mars te vitit 2008.
Luciano Moxhi nuk harron asnjehere t'i beje te tjeret qe te flasin per te dhe ia arrin matematikisht. Kesaj here i ben hesapet Milani, shume i ofenduar pas "Calciopoli"-t, per shkak te vendimit te ndare padrejtesisht, thene sipas ish-drejtorit bardhezi, ndersa tani eshte i vleresuar. Juves iu desh te vuaje ferrin e Serise B, ndersa kuqezinjte u denuan vetem me nje penalizim ne Serine A. Pak sipas Big Lucianos, qe kishte shkrepur gjithcka kunder kuqezinjve, tani duket se gjithcka ka ndryshuar, Moxhi deshiron te behet njeriu i merkatos te Milanit. Duke pritur vetem uljen e denimit, ai del fare hapur se kjo bote futbolli i perket ende dhe se ka ndermend te rikthehet ne valle. "Dua me pare te sistemoj gjerat e mia - ka shpjeguar te "Temporale", program ne Canale Italia. Gjithcka qe eshte thene dhe qe eshte bere, duhet te kete nje perfundim. Sigurisht, nuk do te kem dyshime per te pranuar nje propozim eventual te Milanit, ne rast se Berluskoni do te kishte te njejtin mendim si me pare. Cfare vlere mund te sjell? Eksperiencen time dhe aftesine per t'i vleresuar lojtaret dhe per te formuar nje skuader".
Moxhi nuk harron te theksoje se ka bere vetem gabim ne gjithe karrieren e tij. "Kam gabuar vetem ne nje gje, ka shpjeguar, ne deshiren per te mbrojtur shoqerine time, Juventusin". Gjynah qe nje vit me pas eshte gati t'i rishitet Djallit, me paqen e marre nga "Zonja e Vjeter".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›