Merr jete plani francez, "lind" Unaza e Vogel
Luljeta Ndoka
Plani madheshtor, sipas shembullit te francezeve, per qendren e re te Tiranes ka filluar dje te marre jete. Se bashku me te, edhe unaza e vogel e parashikuar pikerisht ne kete projekt. Kryetari i Bashkise se Tiranes inauguroi dje fillimin e punimeve ne segmentin "Rruga e Kavajes" - rruga "Luigj Gurakuqi". Me konkretisht, behet fjale per zonen nga tregu cam, prane Bankes se Shqiperise dhe Teatrit te Kukullave. "Unaza e brendshme eshte hallka me e rendesishme ne skemen e rrugeve te qytetit, pasi ne te derdhen dhe funksionojne te gjitha rruget rrezore te saj", thone specialistet. Burime nga bashkia deklaruan dje se trafiku ne kete rruge do te levize ne nje sens, ne ate antiorar.
Gjendja ekzistuese e dy prej segmenteve te unazes se vogel le shume per te deshiruar. Keshtu, sipas specialisteve, gjendja teknike e shtresave ekzistuese te rrugeve ne te dy segmentet, pjese e unazes se vogel, eshte e rende. Siperfaqja e asfaltit eshte e demtuar, si shkak i pamjaftueshmerise te kapacitetit mbajtes te bazes, trashesise se shtreses dhe levizjes se renduar te trafikut, ndersa edhe trotuaret kane nevoje per rikonstruksion. Nevoje per rikonstruksion kane edhe kanalizimet e ujerave te shiut, kanalizimeve te ujerave te zeza dhe rrjetit te ujesjellesit. Ndersa ndricimi rrugor eshte pjeserisht i amortizuar dhe jo uniform me tipat e shtyllave dhe ndricuesve, prandaj do te behet i ri. Vlera e plote e objektit qe do te konstruktohet eshte me shume se 190 milione leke.
Kryebashkiaku Edi Rama, qe inspektoi punimet ne kete unaze, vleresoi projektin dhe ftoi qytetaret e Tiranes qe te marrin pjese aktive ne seancat publike, qe bashkia ka organizuar per pergatitjen e Buxhetit per vitin 2008. Sipas Rames, ai do te jete nje buxhet shume ambicioz dhe do te kete volumin me te madh te investimeve publike te kryera ndonjehere brenda nje viti ne Bashkine e Tiranes. "Kjo eshte nje arsye me shume per t'i dhene nje frymemarrje te re demokracise vendore dhe per te kerkuar nga qytetaret qe te shprehen per nevojat e tyre ne komunitet, ne menyre qe jo vetem prioritetet e medha, por edhe investimet komunitare ne cdo njesi bashkiake te jene rezultat i konsultimit dhe i nje vendimmarrjeje te perbashket me qytetaret", tha Rama.
C'ndryshime do te sjellin keto punime
Gjeresia e rruges ne te dy segmentet do te jete 10,5 metra. Ajo eshte parashikuar te ndahet ne dy korsi nga 6 m te gjera per levizjen e trafikut te perzier, nje korsi 3,5 m e gjere eshte rezervuar per trafikun urban. Projekti parashikon heqjen e shtresave ekzistuese dhe ndertimin e shtresave te reja ne te gjithe gjeresine dhe gjatesine e rrugeve. Rendesia e aksit rrugor te unazes se vogel ne qender te qytetit te Tiranes, diktohet nga rritja e sigurise se levizjes, qe lidhet edhe me sistemin e ndricimit elektrik. Ndryshe nga projektet e tjera, si dhe per te pasur nje harmonizim te te gjithe faktoreve, shtyllat e ndricimit do te kene nje lartesi 12 m, sipas Planit Francez te Qendres. Projekti parashikon edhe infrastrukturen ndertimore, qe do t'i sherbeje sistemit te ndricimit dhe atij te sinjalistikes rrugore.
Qendra e Tiranes, si do te shnderrohet
Qendra e Tiranes do te ndryshoje ne menyre thelbesore. Ajo do te jete e rrethuar nga hapesira te gjelbra, do te shtrohet nga pllaka moderne, ndersa ndryshime te medha pritet te kene edhe fasadat dhe nentoka. Te gjitha keto do te realizohen nga 4 firma, qe do te perzgjidhen ne nje konkurs te posacem. Keshilli i Rregullimit te Territorit (KRRT) vendosi para pak javesh qe te miratoje detyren e projektimit per sheshin "Skenderbej", duke shpallur keshtu te hapur fazen e pare te projektimit. Parkingjet nentokesore do ta bejne te mundshme kthimin e nje metropoli plot zhurme, ne nje te ngjashem me kryeqytetet evropiane. Sheshi "Skenderbej" perfshin nje hapesire prej rreth 45 mije m2. Nga keto, 4500 meter katrore jane te zena nga godina publike. Pra, i bie qe rreth 41 mije meter katrore jane hapesire publike. Nentoka do te sherbeje jo vetem per parkime, por edhe per qendra tregtare, siperfaqja e te cilave nuk eshte percaktuar ende.