Arsimtaret: S'kemi marre rrogat, hyjme ne greve
Mesuesit ne qytetin e Gjirokastres kercenojne me bojkotimin e mesimit, ne qofte se nuk marrin pagen mujore. Prej 6 ditesh, mesuesit e arsimit parauniversitar ne qytetin e Gjirokastres nuk kane marre ende pagesen mujore. "Ne qofte se zvarritja e pageses do te vazhdoje ende, ne do te bojkotojme mesimin", thote kreu i Sindikates se Pavarur te Arsimit ne Gjirokaster, Roland Como. "Asnje norme ligjore apo morale nuk ka te drejte t'iu ndaloje mesuesve pagat mujore, me te cilat ata mbajne familjet e tyre", thote Como. Sipas burimeve nga Qendra Ekonomike e Arsimit ne Gjirokaster, mosdhenia ne kohe e pageses se arsimtareve ka ardhur si shkak i llogaritjes se vleres se sigurimeve shoqerore, te cilat perfshihen ne pagesen mujore te mesuesve. Ne keto kushte, sindikalistet e arsimit ne Gjirokaster kane paralajmeruar bojkotimin nje ore te mesimit ne shkolla gjate dites se premte. B. Kore