E Diel, 1 Nëntor 2026

Muça: Para zgjedhjeve për kryetar të PD-së, Berishës mund t’i hiqet nongrata

Analisti Flogert Muça ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se para zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, Berishës mund t’i hiqet nongrata e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke u përqendruar te roli i Berishës në drejtimin e opozitës, Muça tha se “në Shtetet e Bashkuara të Amerikës administrata ka ndryshuar. Sipas informacioneve të mia që para zgjedhjeve të reja për kryetarin e partisë doktori të jetë i çliruar nga kjo masë apo barrë”.

“Për nongratën është një barrë. Nëse në Britaninë e Madhe historia ka marrë fund me gjyq dhe me çdo gjë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës administrata ka ndryshuar, presidenti po ashtu.

Sipas informacioneve të mia që para zgjedhjeve të reja për kryetarin e partisë doktori të jetë i çliruar nga kjo masë apo barrë.

Në Shqipëri për të nuk ekziston kjo masë sepse e ka dëshmuar me zgjedhje, në parti dhe përballë Edi Ramës ka dalë forcë e dytë”, u shpreh Muça.

Ai theksoi se shqiptarët nuk kanë probleme me nongratën e Berishës ndërsa shtoi se raporti me ndërkombëtarët po hyn në një fazë tjetër.

“Shqiptarët nuk kanë probleme lidhur me nongratën e Doktorit. Ai ka problem tjetër me qytetarët. Por me ndërkombëtarët është në një tjetër fazë që atij do i japë një dorë. Erdhi ai CDU-së dhe e takoi. Ka filluar të pikojë. Ndërsa Rama kishte një fërkim me disa partnerët në Europë ku ndër ta, Gjermania.

Po të shohësh tre lëvizje që kanë ndodhur për dy ditë janë; Porto Romano u anulua, Gjermania reagoi dhe ambasadorja amerikane në Athinë vjen dhe takon Ramën në Kryeministri. Këtu ka një betejë të qartë mes Europës dhe SHBA-së. Rama ka zgjedhur këta të dytët”, tha më tej Muça.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›