E Diel, 1 Nëntor 2026

Muçi: Tirana meriton një kandidat përtej PS dhe PD

Deputeti i Lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH1 se Tirana meriton një kandidat përtej Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Sipas Muçit, kandidati i duhur do të jetë ai që paraqitet me një progam dhe propozime të qarta që nuk i kanë kandidatët e tjerë.

“Atëherë ne besoj në lëvizjen Bashkë kemi qenë gjithmonë të qartë se alternativa për Tiranën duhet të jetë një tjetër.

Pra, qytetarët e Tiranës meritojnë një kandidat që është përtej, të themi, morsës shumëvjeçare PS-PD që paraqitet me një program të qartë dhe me propozime të cilat nuk i kanë kandidatët e tjerë, siç ishte dhe në zgjedhjet e 2023-it, në zgjedhjet e pjesshme të nëntorit që pritet të mbaheshin u anuluan në Tiranë, sondazhet për lëvizjen Bashkë dëshmonin që kishim një rritje në vota dy-trefish më të lartë.

Unë besoj se deri në 2027-n do jetë rritur mjaftueshëm sa për ta vënë realisht në dyshim idenë se kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës do jetë o nga PS-ja o PD-ja”, tha Muçi.

Deputeti Muçi nënvizoi më tej se në Tiranë është e përqendruar shumica e popullsisë dhe kjo popullsi sipas tij, është heterogjene dhe kjo është një mundësi sipas tij për të bërë ndryshimin në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

“Mendoj sepse në radhë të parë se në Tiranë është përqendruar popull si e mbarë Shqipërisë, por pikërisht për këtë arsye edhe qasja e qytetarëve tashmë që e përbëjnë qytetin e Tiranës është tejet heterogjene, është të jetë më si të thuash në qoftë se do vijë ndryshimi ai do vijë nga qyteti i Tiranës mendojmë kështu që për ne gjithmonë zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë janë një mundësi e madhe për të bërë ndryshimin”, deklaroi Muçi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›