E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mushkëria e re” e Shkodrës po ndërtohet, projekti i parkut synon të krijojë hapësira çlodhëse dhe sportive

Në hyrje të qytetit të Shkodrës po vijojnë punimet për ndërtimin e parkut rekreativ pranë Urës së Bunës, një projekt i rëndësishëm urbanistik që pritet të transformojë këtë zonë.

Në këtë fazë të parë, puna është përqendruar në krasitjen e pemëve, ndërsa më pas do të vijojë sistemimi i territorit, ndërtimi i shtigjeve pedonale, hapësirave çlodhëse dhe ambienteve rekreative, të konceptuara në harmoni me mjedisin përreth.

I vendosur mes lumit Buna dhe rrugës kryesore hyrëse të qytetit, parku do të ndërthurë zona të gjelbra me hapësira relaksuese, kënde lojërash për fëmijë, zona sportive dhe ambiente për piknik.

Me një sipërfaqe prej rreth 18 hektarësh, ai pritet të shndërrohet në një nga hapësirat më tëmëdha të gjelbëruara urbane në Shkodër.

Ky projekt synon ta kthejë këtë territor në atë që tashmë po cilësohet si “mushkëria e re” e qytetit, duke ofruar një mjedis të shëndetshëm dhe tërheqës për banorët dhe vizitorët.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›