Muzeu historik në Shkodër, turistë nga gjithë Europa dynden ta vizitojnë

Shkodra tërheq çdo vit turistët me bukuritë e saj natyrore por edhe me historinë që e karakterizon këtë qytet. Me dhjetëra turistë kanë zgjedhur të vizitojnë muzeun historik të qytetit, gjatë kësaj periudhe .
Ndërtesa muzeale me të gjitha tiparet karakteristike të shtëpisë shkodrane ruan brenda saj dëshmi të shumta të historisë së qytetit të lashtë.
“Është hera e parë që vij këtu, muzeu po më pëlqen paska shumë informacion interesant”, tha një turist.
Sipas drejtuesit të muzeut, Sokol Parmeza ky vit pritet te ketë një numër të lartë vizitorësh.
Rrjedhja e historisë , traditave dhe kulturës se qytetit mbi 2400 vjeçar qe përmblidhen brenda këtij muzeu eshte një nga arsyet qe gjithnjë e me shume po tërheq interesin e turisteve.
/RTSH/