E Martë, 3 Nëntor 2026

Mukja, fshati i konferencës së njohur po shndërrohet në atraksion turistik

Banorët që mbartin historinë e marrëveshjes së dikurshme të Mukjes, kanë  sjellë ndryshime, duke nisur nga prioritetet e punës në bujqësi dhe pemëtari. Kultivimi dhe shtimi i sipërfaqes së mbjellë me ullinj nga fermerët e zonës,  tregon se fshati është një mundësi për t’u zhvilluar më tej.  52 vjeçari Agron Mukja tregon se banorët janë të dhënë pas punës, kryesisht në zgjerimin e plantacioneve me ullinj, një mundësi kjo për rritjen e të ardhurave. Fermeri ka në arën e tij sipërfaqe të mëdha me ullinj, kultura të tjera bujqësore dhe pemëtari.

Problem për banorët e fshatit Mukje mbetet amortizimi i vetëm 3 kilometrave rrugë. Turistët vendas dhe të huaj, preferojnë ta vizitojnë fshatin Mukje nisur nga bukuritë natyrore. I ndodhur mes Tiranës dhe Krujës fshati ndihet i privilegjuar. Banorët janë optimistë për hapjen e rrugës së re Krujë- Mukje – Tiranë, një projekt që do  mundësojë zhvillim dhe mirëqenien në të gjithë zonën.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›