NJU JORK – OKB: Rreth 22 000 ndërtesa civile në Iran të dëmtuara

NJU JORK, 14 mars /ATSH-DPA/- Rreth 22 000 ndërtesa civile janë dëmtuar deri më tani në Iran, mes konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, tha përfaqësuesi i OKB-së, Salvador Gutierrez.
“Midis tyre janë më shumë se 17 000 njësi banimi në vend”, tha shefi i misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Iran, Gutierrez.
“Mijëra familje janë larguar nga sulmet, shumë prej tyre në veri të Iranit”, shtoi ai.
“Ulja e tensioneve ne konflikt, mbetet thelbësore për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme”, shtoi ai.
“Çtensionimi mbetet i rëndësishëm për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme njerëzore, ndërsa mbrojtja e civilëve duhet të jetë një përparësi absolute”, tha Gutierrez. //a.i/