Mbytet në lumin Devoll një 15-vjeçar
Është mbytur në ujërat e lumit Devoll, në vendin e quajtur, Ura e fshatit Babjen, Skënder Bazelli, 15 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Maliqit. Nga hetimet e para ka rezultuar që adoleshenti po notonte, dhe më pas ka kërkuar ndihmë për të shpëtuar. Ai kishte notuar për disa metra dhe më pas nuk kishte mundur të kthehej në breg. Asnjë nga të pranishmit nuk kishte mundur ti jepte ndihmë, për shkak edhe të ujit të ftohtë. Menjëherë në vendngjarje kanë arritur forcat e policisë, të cilat kanë mundur që të nxjerrin trupin dhe më pas e kanë transportuar në spitalin e Korcës. Por sipas mjekëve 15-vjecari ka dalë nga uji i pajetë. Sipas versionit të policisë, kemi të bëjmë me një vdekje aksidentale.