E Diel, 1 Nëntor 2026

Nata e parë e Sanremo 2026 nis me surpriza, Ermal Meta emocionon publikun me “Stella stellina”. Spektakli drejtpërdrejtë në rrjetin e kanaleve të RTSH-së

Edicioni i 76-të i Festivalit të Sanremos nisi me një mbrëmje të paharrueshme në skenën e Aristonit. Spektakli, i drejtuar nga Carlo Conti dhe Laura Pausini, solli një atmosferë të jashtëzakonshme, me një listë të gjatë artistësh që u pritën me entuziazëm nga publiku dhe kritika.

Atmosfera e Sanremos u përcoll drejtpërdrejt për publikun e shqiptar në  ekranet dhe valët e RTSH-së. Të gjitha netët e Festivalit do të transmetohen në RTSH1, RTSH2, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.

Mbrëmja e parë e këtij spektakli u shënua nga homazhi për Pippo Baudo, një figurë ikonike e festivalit, si dhe nga përshëndetja për dirigjentin Peppe Vessicchio. Publiku u elektrizua nga super i ftuari special Tiziano Ferro, i cili festoi 25-vjetorin e hitit “Perdono”.

Një nga momentet më të ndjera të natës ishte interpretimi i Ermal Metës me këngën “Stella stellina”. Artisti solli një performancë të fuqishme, duke e kthyer skenën e Sanremos në një hapësirë reflektimi. Ai kujtoi fëmijët e pafajshëm të prekur nga lufta në Gaza, duke dhënë një mesazh solidariteti që u prit me duartrokitje të gjata dhe respekt të madh nga publiku.

Pas performancave të natës së parë, klasifikimi provizor i parë solli një surprizë të madhe: tre gra në podium. Në top 5 u renditën: Arisa, Fulminacci, Serena Brancale, Ditonellapiaga, Fedez & Marco Masini.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›