E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, reagime

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Ndarja nga jeta e Papa Franceskut solli reagime të shumta nga autoritetet shtetërore dhe ato politike në Tiranë të cilvt vlerësuan përkushtimin dhe dhembshurinë e tij por edhe lidhjen me Shqipërinë. Begaj: U ngjit në qiell për të çuar atë që la trashëgimi në tokë Presidenti Bajram Begaj në mesazhine  tij në rrjetet sociale u shpreh se “Shenjtëria e tij, Papa Frençesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje”. “Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, u shpreh Begaj. Spiropali: Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në mesazhin për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, theksoi se “përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut”.

“Jeta e këtij dishepulli të Jezu Krishtit, iu kushtua shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, njerëzve, bashkëjetesës dhe drejtësisë shoqërore”, tha Spiropali ndërsa vlerësoi se Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e Tij.

“Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut, të cilën e shfaqi edhe gjatë vizitës në vendin tonë, në 21 shtator 2014, vizita e Tij e parë në një vend europian nga fillimi i Papnisë”, nënvizoi Spiropali.

“Takimi me Atin e Shenjtë në tetor të vitit 2024 do të mbetet ndër kujtimet më të bukura të jetës sime. U Prehtë në Paqen e Zotit!”, shkruan Spiropali ndërsa risolli edhe disa foto nga ky takim.

Balla: papa Françesku, zëri i të varfërve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ngushëlloi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

“U prehsh në paqe, Papa i Popullit, Papa Françesku, zëri i të varfërve i cili çeli një faqe të re për Kishën Katolike.

“Papa Françesku do të kujtohet gjithmonë për dashurinë e tij për jetën, përpjekjet për paqen dhe angazhimin e pandërprerë për drejtësi dhe barazi sociale,” shkruan ministri Balla në një postim në Facebook, shoqëruar me një foto që përjetëson vizitën historike të Papa Françeskut, shtatorin e vitit 2014 në Tiranë, ku mbajti dhe meshën në sheshin “Nënë Tereza”.

Në Shqipëri, Papa Françesku inkurajoi forcën e dialogut ndërmjet feve, në perspektivën e së mirës së përbashkët, në një vend me shumicë myslimane, dhe inkurajoi gjithë popullin për të vazhduar në udhën e demokracisë.

Basha: Predikoi vlera universale të mëshirës, faljes dhe bashkëjetesës mes popujve

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një udhëheqës shpirtëror të përulur dhe simbol të dashurisë e paqes.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha kujtoi me mirënjohje vizitën historike të Papës në Shqipëri më 21 shtator 2014, si dhe privilegjin për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”. Ai më tej shkruan se trashëgimia e Papa Françeskut do të jetojë përgjithmonë dhe u bashkua në lutje me besimtarët në mbarë botën.

“Papa Françesku ishte një zë i fuqishëm për kujdesin ndaj të harruarve dhe të braktisurve, një dritë shprese për të gjithë njerëzimin. Me thjeshtësinë e tij, ai frymëzoi miliona besimtarë dhe jo vetëm, duke predikuar vlera universale të mëshirës, faljes dhe bashkëjetesës mes popujve”, shkroi Basha.

“Një vend të posaçëm pati në zemrën e tij Shqipëria dhe shqiptarët, që do ta kujtojnë gjithmonë me mirënjohje vizitën e tij historike më 21 shtator 2014, kur u bëmë vendi i parë evropian që ai vizitoi si Papë. Ka qenë privilegj për mua t’i jepja Atit të Shenjtë titullin e Qytetarit të Nderit të Kryeqytetit tonë në atë vizitë historike”, shkroi Basha në rrjetet sociale.

vijon

1 nga 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›