E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhyrja e shpejtë e ekipeve izolon zjarrin në malin e Polisit, parandalohet përhapja e flakëve në zonën pyjore me rrezik të lartë

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Zjarri i rënë në malin e Polisit në Librazhd është izoluar plotësisht falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit zjarrfikës të bashkisë dhe punonjësve të tjerë shtetërorë.

Kryetari i bashkisë Librazhd, Mariglen Disha deklaroi sot se tashmë situata e zjarrit në këtë mal është normalizuar, ku falë ndërhyrjes së shpejtë u bë i mundur parandalimi i përhapjes së flakëve në një zonë pyjore me rrezik të lartë.

Ai ka shprehur falënderim të veçantë për ekipin zjarrfikës të bashkisë Librazhd, Shërbimin Pyjor, Policinë, kryetarin e fshatit dhe grupin e banorëve vullnetarë që u angazhuan në terren.

Disha u bën thirrje të gjithë banorëve të jenë maksimalisht të kujdesshëm dhe të mos aktivizojnë apo ndezin vatra zjarri, pasi në këto ditë të nxehta edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›