Ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale te Spitali i Traumës, Rama vlerëson ekipin mjekësor

Shëndet | 44 minuta më parë
Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për mjekët dhe stafin e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, pas realizimit me sukses të një operacioni me teknikë të avancuar mjekësore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri me dije se stafi mjekësor i përbërë nga “Dr. Drini Bardhi mjek kirurg-ortoped, Dr. Shk. Bardhyl Kurti mjek anestezist, specializantët Dr. Olsi Dervishaj, Dr. Eugen Zaimaj, infermiere salle Enerieta Emiri, Donika Lekgegaj, Miranda Nozlli kanë realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale mini-invazive tek një pacient 64-vjeçar me frakturë të femurit”.
Sipas njoftimit, ndërhyrja u krye “përmes një teknike të avancuar që mundëson mobilizimin e hershëm dhe rikuperimin më të shpejtë” të pacientit, duke shënuar një tjetër arritje në aplikimin e metodave bashkëkohore në spitalet publike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.