E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhyrje në lumin Devoll, punime në kolektorin e Sovjanit për mbrojtjen e tokave bujqësore

Drejtoria Rajonale e Ujitje-Kullimit ka nisur punën për pastrimin e lumit Devoll në territorin e bashkisë Maliq, pas problematikave të shfaqura gjatë dimrit nga reshjet e shumta.

Aktualisht po ndërhyhet në kolektorin kullues të Sovjanit, ku po kryhen punime për zgjerim, thellim dhe pastrim në një gjatësi prej 3 kilometrash.

Ky kolektor shërben për kullimin e rreth 3900 hektarëve tokë bujqësore në fushën e Maliqit.

Ndërhyrjet pritet të përmirësojnë ndjeshëm sistemin kullues dhe të ulin rrezikun e përmbytjeve, duke garantuar më shumë siguri për fermerët dhe prodhimin bujqësor në zonë.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›