E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri përfshin banesën në Kurbin, dëme të mëdha materiale

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Fushë-Mamurras të Kurbinit, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës dhe banesa i përket shtetasit L.T.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Laçit, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe kanë bërë të mundur izolimin e tij, duke shmangur përhapjen në banesat përreth.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›