Ndërkombëtarizimi i UBT, vizitë nga akademikë të dy universiteteve polake

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku priti një delegacion akademik nga Universiteti i Ekonomisë dhe Shkencave Humane në Varshavë dhe Universiteti “Andrzej Frycz Modrzewski” në Krakov.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, me fokus në projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime akademike dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta studimi në fushën e arsimit bujqësor.
Delegacioni polak përbëhej nga prof. ass. dr. Maciej Kluz, rektor i AFM dhe zëvendësrektor në Universitetin e Varshavës prof. Bożena Waszkiewicz-Robak, prof. dr. Barbara Sypniewska, prof. dr. Rafał Kusy.
UBT bën të ditur se, ky takim u zhvillua në kuadër të përforcimit të strategjisë së ndërkombëtarizimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe angazhimit për bashkëpunime afatgjata me universitete prestigjioze evropiane. /j.p/
1 nga 4/r.e/