Ndërtoi 23 banesa për të prekurit nga tërmeti në Lezhë, Rama nderon Halil Kastratin: Mirënjohje për kontributin

Kryeministri Edi Rama ka nderuar Halil Kastratin për kontributin e tij në ndërtimin e 23 banesave të prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës. Në një postim në Facebook, kryeministri ka ndarë një foto me Kastratin ndërsa i shpreh mirënjohje për kontributin e dhënë.
“Faleminderit! Nderim për Halil Kastratin, me mirënjohje për kontributin e veçantë në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës”, shkruan kryeministri.
Halil Kastrati, kryetari i shoqatës shqiptare “Jetimët e Ballkanit” ka financuar projektin e ndërtimit të 23 banesave në bashkinë Lezhë.
/rtsh.al/