E Martë, 3 Nëntor 2026

“Vjosa Park Kombëtar”, konferencë ndërkombëtare nga Universiteti i Gjirokastrës

Një konferencë ndërkombëtare ndërdisiplinare për Vjosën do të mbahet të premten në Gjirokastër. Ky organizim i universitetit “Eqrem Cabej” do të bëjë bashkë akademikë, studiues, studentë, dhe ekspertë të fushave të ndryshme jo vetëm nga Shqipëria por edhe të huaj.

Fokusi i saj do të jetë  në rëndësinë e pasurisë kulturore historike dhe sociale të ofruar nga Parku Kombëtar i Vjosës, një burim ende i pa eksploruar ndërkombëtarisht. Kjo do të vlejë për zhvillimin e Vjosës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Së shpejti do të nisë edhe ndërtimi i qendrës multifunksionale të Vjosës me qendër në Tepelenë.

Vjosa është e gjatë 272 km. Ajo buron në malet e Pindit në Greqi dhe derdhet  në Adriatik. Pjesë e parkut të Vjosës janë edhe 3 degët e lumenjve Drino, Shushicë dhe Bëncë.  Në të përfshihen dhe dy pikat natyrore, Viroi dhe Uji i Ftohtë i  Tepelenës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›