Ndryshime në kreun e Institutit të Ndërtimit, Balluku prezanton drejtuesen e re

Persida Shkrepa është emëruar në krye të Institutit të Ndërtimit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila përmes një reagimi publik i ka uruar suksese drejtueses së re në këtë detyrë.
Ministrja vlerësoi profilin teknik të Shkrepës, duke e cilësuar përvojën e saj si një aset të rëndësishëm për drejtimin e këtij institucioni kyç.
“Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm,” shkruan Balluku në rrjetet sociale.
Sipas ministres, ky emërim pritet të ndikojë në forcimin e rolit të Institutit të Ndërtimit në shërbim të industrisë dhe zhvillimit të vendit.
/rtsh.al/