E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevendosja vendos te bllokojepikat kufitare me Serbine

Serbia nuk kalon. Me kete moto levizja Vetevendosje me 14 janar do ti bllokoje dy pikat kufitare me Serbine ate te Dheut te Bardhe dhe pikes kufitare ne Merdar me qellim te mbrojtjes se vendimit te Kuvendit te Republikes se Kosoves lidhur per masen e reciprocitetit mes ketyre dy shteteve.

Ne 18 dhjetor 2011 Keshilli i Pergjithshem i levizjes Vetevendosje ka vendosur qe ti jape afat Qeverise se Kosoves qe te filloje se zbatuari vendimin e Kuvendit te plote duke filluar nga 1 janari i ketij viti.

Ky afat tashme ka kaluar. Sot jemi me 5 janar thuhet ne deklarate dhe Qeveria e Kosoves vazhdon te zbatoje ne terren marreveshje qe e zhbejne republiken dhe e nenshtrojne Kosoven ndaj Serbise.

Prandaj Levizja Vetevendosje me 14 janar do ti bllokoje dy pikat kufitare me Serbine ne Merdare dhe Dhe te Bardhe.

Ky bllokim eshte ne mbrojtje te vendimit te Kuvendit te Republikes se Kosoves.

Moszbatimi i vendimit te Kuvendit nga Qeveria e shkaterron per se brendshmi Republiken per shkak se e sipervendos Qeverine mbi Kuvendin ekzekutivin mbi legjislativin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›