E Diel, 1 Nëntor 2026

Në arkivin e ATSH, fotografi të Bibliotekës Kombëtare në 1947

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Një fotografi e vitit 1947, e ruajtur në arkivin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, sjell pamje (eksterier dhe interier) të dikurshme të godinës dhe jetës institucionale të asaj kohe, kur fare pak vite më parë kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore dhe vendi ishte në fillimet e riorganizimit të institucioneve kulturore.

Sot, kjo ndërtesë, njihet si Qendra “Sotir Kolea”, në nder të leksikografit, folkloristit, publicistit dhe themeluesit të bibliotekonomisë shqiptare.

Fotografia e vitit 1947 ka vlerë të veçantë dokumentare, pasi pasqyron një periudhë tranzicioni të rëndësishëm historik, kur institucionet kulturore po merrnin formë dhe po konsolidonin rolin e tyre në ruajtjen e kujtesës kombëtare.

E njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit, sot, “Sotir Kolea”, i është rikthyer publikut më e bukur dhe më e pasur, me libra të rrallë që janë nxjerrë nga errësira e shumë dekadave mbyllur në bodrume a në thasët e konfiskimeve të regjimit komunist. Investimi u bë nga qeveria shqiptare me mbështetjen e programit të BE-së, “EU4Culture”.

Fotoarkiv 1947, Biblioteka Kombetare 1 nga 2

/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›