E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne banesen e kryepolicit Muca shpertheu 400 gr tritol

Te tjera rreth shkrimit VIDEO FOTO Kamera filmoi autorin TIRANE- Nje sasi tritoli prej 400 gram ishte vendosur poshte deres se shtepise se numrit dy te policise se Tiranes. Lenda plasese e cila ka shkaktuar demtime te renda materiale fatmiresisht nuk ka shkaktuar te lenduar megjithate dyshohet se eshte vendosur per te kercenuar Mucen per shkak te detyres qe ai kryen si funksionar per zbardhjen e krimit dhe arrestimin e kontigjenteve kriminal.

Zv.drejtori per Hetimin e Krimeve Dorian Muca ka ne varesi 6 struktura te rendesishme Sektorin e informacionit kriminalsektorin kunder narkotikeve dhe trafiqeve krimin financiar krimet e renda policine shkencore forcat operacionale dhe sektorin e kerkimeve.

KAMERAT AUTORI RRETH 26- 30 VJEC
Zbardhja e kamerave te sigurise te cilat gjendeshin ne pallatin ku jetonte nendrejtori i policise se Tiranes Dorian Muca kane rezultuar te vlefshme.Nga zbardhja e kamerave u pa se autori ishte rreth 26-30 vjec i veshur me nje xhup te zi ne koke mbante nje kapuc te bardhe dhe nje shall te zi me te cilin mbulonte here pas here fytyren. Ky person ishte ngjitur nepermjet ashensorit dhe me vete mbante ne dore nje kuti detergjentesh Deka ne te cilen kishte fshehur dhe sasine e lendes plasese. Ka hipur ne katin e peste dhe poshte deres kryesore te Dorian Muces ka vendosur afersisht 400 gram tritol. Ai ka pasur dhe nje fitil ne dore qe ka sjelle percimin e zjarrit qe ka sjelle me pas shperthimin. E gjithe procedura e punes se tij zgjati 6 minuta.

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se Policia ka hedhur dyshimet se autori i kesaj ngjarje eshte nje person nga grupi i Shullazit. Per me teper mund te lexoni sot ne gazete.
20 TE SHOQERUAR
Policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash per te verifikuar dhe personat e dyshuar ne kete ngjarje. Ne saje te kontrolleve jane gjendur dhe arme pa leje si dhe sende te tjera ndersa numeri i te shoqeruarve ka kapur shifren 20. Nje pjese e mire e ketyre personave jane te perfshire ne ndonje veprimtari te ngjajshme ndaj nga dyshimet e policise ata jane mbajtur te izoluar. Nderkaq behet me dije se do te merren ne pyetje te gjithe te shoqeruarit si dhe do u merren gjurmet e gishtave. Vete Ministri i Brendshem Nishani zhvilloi dje nje takim me drejtuesit e larte te policise per te mesuar ne lidhje me kete ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›