Në gjyq 6 zyrtarët e ARRSH, SPAK i akuzon për shkelje të barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 zyrtarë të Autoritetit Rrugor për shkelje të barazisë në tendera.
Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi akuzohen nga SPAK se kanë shkelur ligjin në tenderin me vlerë 22 mln euro për “rehabilitimin e segmentit rrugor “mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”.
Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit./vizionplus.tv