E Martë, 3 Nëntor 2026

Në kërkim nga Kosova për trafik personash, 47-vjeçari arrestohet në Durrës

Dodë Rica, 47 vjeç, pronar i disa klubeve të natës në Shqipëri dhe Kosovë është arrestuar në lagjen 13 në Durrës, pasi kërkohej nga autoritetet e Kosovës.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar 47- vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.

47 vjeç, i lindur në Mirditë është ndaluar si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve.

Policia ka bërë të ditur që Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit Dodë Ricës.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›