E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nënkomisioni i Auditimit, nis procedura për kontrollin e financave të KLSH-së, miratohet rregullorja e re e punës

Nënkomisioni parlamentar për Auditimin e Sektorit Publik ka zhvilluar mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryetarit Igli Cara, ku janë marrë dy vendime të rëndësishme për funksionimin e kontrollit financiar.

Vendimi i mbledhjes ishte hapja e dritës jeshile për kontrollin e vetë institucionit suprem të auditimit në vend. Nënkomisioni miratoi shpalljen e procedurës për përzgjedhjen e grupit të audituesve të pavarur. Këta ekspertë të jashtëm do të kenë detyrën të auditojnë llogaritë financiare të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për vitet 2024 dhe 2025.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua dhe u miratua në unanimitet Rregullorja e re “Për organizimin dhe funksionimin e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik”. Dokumenti final përfshiu disa sugjerime dhe përmirësime të propozuara nga deputetët gjatë diskutimit nen për nen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›