Nënkryetari i Bashkisë Ersekë: Problematikat nga reshjet u menaxhuan. Turizmi dimëror, në rritje

Nënkryetari i Bashkisë Ersekë, Petro Risto në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, bëri një panoramë të situatës aktuale në rrethin e Kolonjës, duke ndalur te problematikat e ditëve të fundit dhe masat e marra nga strukturat përkatëse.
Risto theksoi se java e kaluar ka qenë problematike për shkak të reshjeve të dëborës, ku vështirësitë më të mëdha janë hasur gjatë 48 orëve me bllokime rrugësh. Ai deklaroi se falë ndërhyrjes së menjëhershme të Emergjencave Civile dhe grupeve të punës, është bërë e mundur hapja e të gjitha akseve rrugore. Risto po ashtu shtoi s, disa fshatra kanë pasur probleme me energjinë elektrike, por situata është normalizuar falë punës së grupeve në terren të OSHEE-së.
“Temperaturat janë normale, 2-3 gradë gjatë ditës, koha paraqitet me shira të lehta gjatë natës. Mëngjesi nuk paraqet probleme.
Ka pasur problem javën e kaluar pasi kishte reshje bore, problem më i madh ka qenë 48 orë pasi kemi pasur bllokim rrugësh. Falë ndërhyrjeve të emergjencave civile të grupeve të punës është bërë hapja e të gjitha rrugëve. Disa fshatra kanë pasur problem me energjinë elektrike., por falë OSHEE, grupeve e terrenit janë ezauruar të gjitha.
Situata ditët në vijim do të jetë me reshje të dendura shiu. Ditën e dielë do të ketë dhe prezencë dëbore, sipas të gjitha komunikimeve që kemi pasur me emergjencat civile”, tha ai.
Sa i përket ndikimit në turizëm, nënkryetari i Bashkisë Ersekë u shpreh se prania e dëborës ka ndikuar pozitivisht, duke rritur fluksin e vizitorëve. Qytetarë dhe turistë kanë zgjedhur Kolonjën për të shijuar bukuritë dimërore, kryesisht në zonën e Shelegurit, fshatin Rehovë, Leskovik dhe fshatrat përreth.
“Gjatë kohës së ka pasur prezencë dëbore është rritur cilësia e turizmit, Qytetarët kanë ardhur për të shijuar dëborën. Turistët janë të prirur të shkojnë kryesisht dhe në zonën e Shelegurit e cila është një nga zonat më të mira të rrethit të Kolonjës, në fshatin Rehovë dhe në fshatrat përreth, Leskoviku.
Kemi pasur vetëm problematika të vogla të cilat janë përballuar me sukses nga grupet e punës së bashkisë”, shtoi Risto.
/rtsh.al/