E Diel, 1 Nëntor 2026

Nenshkoder aty ku parate e permbytjeve sjane marre akoma

Atje ku mijra vjet me pare Rozafa ndjeu ti ngrihej mbi shpine nje legjende e madhe sa vete toka dhe qielli tash kane lindur legjenda te reja dhe te frikshme legjendat e permbytjeve nga ujrat e hidrocentraleve. Mijra banore ne qindra fshatra ne 11 komuna te Qarkut te Shkodres sa here ben mot I keq dhe meteoroget parashikojne kohe me shira te tejzgjatur kthejne kokat nga malet e larta atje ku digat e tmerrshme zbrazin si kucedrat miliarda meter/kub uje nga liqenet e mbushura dingas per llogari te pushtetareve te pangopur me para para qe dalin nga shitblerjet e pafundme te energjise elektrike ne stinen e dimrit. Ujrat permbytin cte gjejne perpara toka banesa kultura bujqesore hidrovore biznese shpende dhe bageti shpresa dhe fate njerezish te kthyera kokeposhte. Por le te vijme tek problemi demshperblimi I fshatareve pas demeve katastrofike nga permbytjet e fundit te dhjetor 2010-te janar 2011-tes. Te cilet prej me shume se nje viti shohin endrra me sy hapur me para qe kane mare trajtat e fantazmave me fytyrat e qeveritareve dhe te kreut te Qeverise.

Vendimi i Qeverise
Ende pa hyre mire dimri Qeveria Shqiptare miratoi nje buxhet te posacem per demshperblimin e personave te demtuar nga permbytjet ne Qarkun e Shkodres. Keshilli i Ministrave miratoi nje fond prej 1. 112. 303. 342 lekesh per tI ardhur ne ndihme te permbyturve tre here rresht nga ujrat e zbrazura nga digat e Hec/eve dhe ujrat e shirave. Pika e dyte e miratuar nga Keshilli i Ministrave ishte listat e familjeve dhe subjekteve te biznesit ne Qarkun e Shkodres lista te hartuara nga komisione te posacme ekspertesh ne vartesi nga shteti dhe ne bashkpunim me qeverisjet vendore dhe locale ne Qark. Ne keto lista perfshihen banoret e komunave Bushat Dajc Velipoje Berdice Ana e Malit Rrethina Qender Koplik Guri i Zi Kastrat Gruemire dhe te tjera. Nderkohe VKM parashikon qe fondi prej mbi 1miliard lekesh te perballohet nga shuma ne te njejten vlere qe do te paguaj Korporata Energjitike Shqiptare KESH ne buxhetin e shtetit ne nje llogari te vecante enkas per demshperblimet. Per zbatimin e Vendimit u ngarkua Ministria e Financave Ministria e Brendeshme dhe Keshilli i Qarkut-Shkoder. Mirepo megjithese ka kaluar nje vit nga permbytja biblike dhe me shume se tre muaj nga nxjerrja e VKM KESH deri me sot nuk ka derdhur asnje lek ne asnje numur llogarie per Qarkun e Shkodres per rrjedhoje per mijra banore ne mbi 10 komunat e lartpermendura. Asnje lek pra. Zero lek. Dhe fantazmat e lekut vazhdojne vallen makabre ne netet e gjata here me drita dhe here me qirinj sidoqe e gjithe NenShkodra gjendet fare afer H/C te Vaut te Dejes dhe pak me larg H/C-eve te tjere mbi lumin Drin.

Ne fshatin Cas-Velipoje
Dhe ja ku jemi ne zemer te dimrit. Ben ftohte. Ngrica dhe akull. Ne fushat e Velipojes temperatura zbret - 7 grade celcius dhe rete qe duken si te ngrira bashke me fushat dhe fytyrat e fshatareve ende te traumatizuar nga permbytjet biblike vijne rrotull si buaj te zinj. Une jam ne fushat e Velipojes qe vijne fill pas atyre te Berdices dhe ne kufi me ato te Dajcit dhe Torovices. Me sakte jam ne fshatin Cas. Nje fshat me mbi 1600 banore te permbytur ne mbi 1300 ha toke vec prej ujrash edhe nga varferia dhe papunesia. Sipas Preng Ndoit kryeplak I ketij fshati vetem 10 e banoreve punojne. Te ardhurat kryesore te familjeve jane bujqesia e niveleve ende te pazhvilluara dhe blegtoria edhe ashtu e dobet prej pamundesise financiare te fshatareve. Ne oborrin e familjes se Mark Zefushit shquqen qarte pasojat e permbytjes. Catia eshte zhytur muret e baneses jane plasaritur dhe jane shendrruar ne rrudha gri per shkak te lageshtires dhe ujrave qe ketu arriten kuoten 1.5 m. ndersa ne oxhakun e ulet mbi tjegullat e nxira nuk tymon. E zonja e shtepise afrohet e trishtuar.

Mirese erdhet. Nje gote qumesht dhe rend drejt nje dhome te vogel tip hauri dicka kthen atje ca si shishe dhe vjen me dy gota qumesht ne dore.
Kur u permbytem ishte nate. I kam marre lopet pothuajse ne krahe dhe I kam ngjitur nelt ne koder per tI shpetu nga mbytja. Qielli ishte I zi dhe drita nuk kish. Ishte nata e qametit sipas Bibleshellip

Cfare keni humbur cfare demesh keni pasur dhe cili ka qene vleresimi qe ju kane bere komisionet- e pyes.

Na gjithsejt ne permbytjen e pare na premtun 29 milion leke te vjetra demshperblim. Por vetem kavaleta e barit me kishte kushtu 3 milion lek. Po zetori I permbytun dhe I djegun ne motor Po mbi 100 kren pula rosa dhe biba deti Po shtepia Po tokat e marra me qera dhe qe nuk prodhun asnjisen dhe un qesh e detyrume me pagu nji me nji Mobiljet soba frigoriferi televizoret Po disku I punimeve te tokes edhe ai I dale jasht perdorimit Dam I madh katastrof. Un jam vet I gjashte. Dhe kur burri I coi nji leter kryeministrit keta te Qarkut mberrin sa pa shku letra atje. I ke kerku ndihm kryeministrit-aaa Mire mirehellipkan qesh dhe asnji lek ndihm. Iken tuj qesh si Juda. As tash asnji lekhellipNe dore te Zotit zotni gazetarhellip
Ajo hesht dhe mbledh floket e derdhura fatkeqsisht mbi njeren ane te supeve.

Kur ka ardhur komisioni I fundit I vleresimit te demeve Sa leke ju takon demshperblim dhe ai keni firmos listat- e pyes.

Erdhen nga gushti. Po pse a ka lista Jo baj be qe nuk dij asgja. Skam pa list me sy dhe nuk dij a do tperfitoj a jo se un jam ne rreth te kuq prej atyne te Qarkut. Jemi anku tek kryeministri dhe nuk mund te perfitojme asisenhellip

Argjinatura e Casit si Rozafa. Nderto diten e prishu natenhellip
U vendos nga Qeveria qe argjinaturat mbrojtese te fushave dhe fshatrave nga ujrat e digave dhe reshjet e shiut ato ndane lumit Kir argjinatura e Dajcit e Torovices e Vilunit ne Velipoje e Bagsit ajo e Darragjatit dhe Gurit te Zi argjinatura e Koplikut dhe kjo ketu ne Cas te riparoheshin nga e para. Drejtori I Bordit te Kullimit per Qarkun Shkoder Rudolf Rasha thote se per rikonstruksionin e tyre jane investuar mbi 13 mil. Puna ka nisur ne qershor te vitit te kaluar dhe brenda tre muajve sipas Rashes punimet perfunduan. Me sukses. Me e mira argjinatura e Dajcit. Me penele betony dhe me garanci te plote. Sipas Rashes nje pune shume e mire eshte bere edhe ne argjinaturat e tjera dhe te gjitha firmave u eshte mbajtur 5 e vleres se investuar si garanci per defektet e mundshme. I them Rashes se sipas eksperteve te ndertimit te argjinaturave ne Ministrine e Bujqsise argjinatura ne Cas e gjate mbi 1000 metra ka serish cedime nga piketa 11 deri ne piketen 18 dhe kjo gje shihet me sy te lire. Sikunder shihet me sy te lire edhe lenda e pare e argjinatures dhe I kuq zhavorr dhe gure te bardhe. Mungon betonarmeja aq me shume strukturat metalike. Ndersa ne thellesi te argjinatures mungojne jasteqet e betonit qe lidhin shtresen e torfes me damaret e tokes. Sipas kryetarit te komunes Velipoje Pashko Ujkaj ne argjinature eshte punuar shume keq. Kjo sepse firma e perzgjedhur per kryerjen e punimeve firma e mirenjohur Salillari pasi e fitoi punen jo me tender por sipas Ligjit te Emergjencave me Prokurim te drejperdrejte zgjodhi nje firme nenkontraktore ate te Smajl Hykajt nje klient i rregullt dhe i favorizuar i Bashkise Shkoder. Kjo firme thote Ujkaj e mori persiper rikonstruksionin e argjinatures nga Salillari me gjysem cmimi vetem per 50 mil. leke te reja duke bere qe te bjere cilesia dhe kosto e punimeve. Dhe ja ku erdhem serish tek cedimi I argjinatures. Ne rast permbytjeje thote Ujkaj argjinatura do te shembet serish duke cuar ne lume 100 milionet e investuara per rikonstruksionin e saj. Drejtori Rasha pranon problematiken e argjinatures se Casit duke e lidhur ate me perberjen e paqendrueshme te tokes. Ai thote se firma nenkontraktore ka punuar mire dhe e mbikqyrur nga firma Salillari dhe supervizoret e Bordit te Kullimit qe moren ne dorzim argjinaturen duke e permiresuar ne menyre te ndjeshme strukturen e argjinatures nga 2 metra e larte dikur ne 6 meter e 20 sot mbi nivelin e tokes. Dhe se tash kerkohet vetem mirembajtje e argjinatures permes fondesh te nxjerra nga Ministria e Bujqesise enkas per kete argjinature problematike. Eshte abuzive puna e kryer- e pyes Rashen. Absolutisht jo me thote ai. Krejt ndryshe mendon Ujkaj kryetari I komunes Velipoje. Sipas tij hellipdhenia e punes firmave nenkontraktore qe rezulton te jene kliente te Bashkise Shkoder eshte nje abuzim I paster me fondet publike dhe nje shprehje e hapur e korrupsionit ne organet e qeverisjes vendore.
Kucedrat e inerteve gerryejn lumin Buna
Mbi fushat e NenShkodres po bie mbremja. Nje mbremje e ftohte dhe e mbushur me fantazma te ulura kembekryq ne trute e fshatareve edhe me shume prej frikes dhe ankthit se mos ndoshta rinisin shirat dhe permbytjet rikthehen serish si vitin e kaluar. Jam saktesisht ne fushat e Berdices fare afer lumit Buna. Befas ndihet nje uturime e mbytur. Une kthej koken nga ana e lumit. Nje ekskavator gjigand me nje nofull sa nje mal fut qafen e gjate mes ujrash dhe nxjerr prej andej rere te paster. Pastaj kova e zeze e derdh reren ne nje kamion te rende. Lende e paster per ndertime. Me pasoje demtimin e shtratit te lumit dhe me tej daljen e lumit mbi shtrat dhe permbytjen e tokave dhe shtepive te fshatrave perreth. E tmerrshme. Si guxojne-mendoj. E kam larg tashme Rudolfin dhe nuk mund ta pyes cfare po ndodh me dinosauret e tmerrshem te inerteve. Por me kap edhe mua trishtimi njelloj si banoret e pafajshem krejtesisht te pambrojtur dhe ne shprese te perendise per tI mbrojtur nga fantazmat e ujrave.
Ketu mer fund udhetimi. Une ngrij bashke me fushat e permbytura nga nata e zeze. Pertej ne Shkoder ka mberritur nje lider politik. Qe ka ardhur tu kujtoje shkodraneve se qeveria dhe kryeministri e kane mbajtur fjalen vjet e kthyen Shkodren ne Veneciahellip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›