E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër mësohet drejtuesi i ri, Gonzato: KLP të sigurojë që SPAK të drejtohet nga një person me integritet

Ambasadori i BE-së, në Tiranë Silvio Gonzato, mori pjesë në takimin e përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë. Ai theksoi se  janë dy çështje, të cilat mbeten kryesore për gjyqësorin: vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata. Por Ambasada e BE në Tiranë ka reaguar edhe lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, proces që nis ditën e nesërme. “Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së“, thuhet në një reagim në “X”.

LEXO EDHE: Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, Ambasada britanike “këshilla” KLP-së: Të jetë një proces i lirë, i drejtë dhe transparent

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›