“Lëvizje që i duhet PD-së”/ Toska: Takimet që bën Salianji, në fakt duhet ti bëjë Sali Berisha

Gjatë intervistës për Fax News, gazetari Almer Toska u pyet edhe për Lëvizjen që ka ndërmarrë ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji.
Sipas Toskës, kjo është një lëvizje e duhur, e cila i bën mirë Partisë Demokratike por që sipas tij duhej të ishin bërë nga kreu i saj Sali Berisha.
“Për mua është një lëvizje e duhur. Një lëvizje që i duhet Partisë Demokratike. Takimet që bën Salianji, në fakt duhet ti bëjë Sali Berisha. Takimet që bën Salianji duhet ti bëjë çdokush që punon në Partinë Demokratike. Çdo drejtues qarku dhe çdo drejtues politik i PD-së në rradhë të parë duhet të jape llogari për rezultatin që ka marrë. Duhet të nisë nga vetja, duhet të shohë veten në pasqyrë dhe të bëjë një hap mbrapa në ato raste kur ata nuk e kanë bërë siç duhet detyrën”.