E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, Ambasada britanike “këshilla” KLP-së: Të jetë një proces i lirë, i drejtë dhe transparent

Teksa nesër pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, vjen edhe reagimi i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike kërkon procesi i zgjedhjes të jetë i lirë, i drejtë dhe transparent.

Reagimi

Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se të mërkurën, më 11 dhjetor 2025, në orën 09:00, do të zhvillohet seanca plenare ku do të mbahen intervistat me kandidatët dhe do të bëhet zgjedhja e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, dhe secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta. Procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH.

Këshilli bën të ditur se gazetarët do të akomodohen në sallën e mbledhjes, ndërsa kameramanët do të kenë mundësi të filmojnë vetëm pamjet hyrëse, përpara fillimit të seancës.

4 kandidatët:

1.Adnan Xholi

2. Doloreza Musabelliu

3. Elvin Gokaj

4. Klodian Braho

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›