E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas debateve, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend 6 kandidaturat për Avokatin e Popullit

Komisioni i Ligjeve zhvilloi këtë të martë mbledhjen ku u shqyrtuan kandidatët e propozuar për postin e Avokatit të Popullit, një proces i shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Pas diskutimeve, deputetët kanë miratuar me 9 vota pro dhe 3 kundër raportin e komisionit me 6 emrat që plotësojnë kushtet dhe kriteret dhe kanë 28 firma për të vazhduar në seancë plenare garën për pozicionin e avokatit të Popullit.

Kësisoj, Komisioni votoi pro dërgimit për në seancë plenare të gjashtë kandidaturave të mëposhtme:

Adriana Kalaja – 44 firma mbështetëse

Aranita Brahaj – 35 firma

Besim Ndregjoni – 34 firma

Endrit Shabani – 35 firma

Skënder Haluci – 30 firma

Tartar Bazaj – 28 firma

“Data 2 dhjetor ishte afati i fundit,. Ju më thoni që pas kësaj date jemi tërhequr uninamisht, publikisht dhe me shkresë firmat. Unë ju them shumë mirë keni bërë, por ky komision nuk vendos nëse tërheqja e firmave…e vendos seanca. Unë do përmbyll një procedurë që do ja dërgoj seancës. Nëse seanca plenare do ketë vendim që e pranon kërkesën e opozitës si vullnet të tërhequr pas datës 2 dhjetor, sigurisht do vendosë që Komisioni i Ligjeve ta fillojë procesin aty ku jem i sot. Nga mbledhja e firmave nga 26 kandidatët që u bënë pjesë e kësaj gare”, deklaroi kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›