E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga fusha në dasmë, Arbër Hoxha i jep fund beqarisë!

Nga fusha e “Air Albanias”, në ceremoninë e martesës. Emocione shumë të bukura, por edhe shumë të ndryshme. Arbër Hoxha, futbollisti 27-vjeçar i Kombëtares shqiptare dhe Dinamos së Zagrebit, i ka dhënë fund beqarisë fundjavën që lamë pas.

Hoxha ka kurorëzuar me martesë dashurinë me Djellza Kadriajn. Në dasëm sigurisht merrnin pjesë futbollistët e Kombëtares kuqezi, edhe pse ndoshta jo të gjithë. Nuk mungoi presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili këtë herë spikati edhe në valle.

Arbër Hoxha luajti në të dyja miqësoret e fundit të Kombëtares shqiptare në stadiumin “Air Albania”, kundër Izraelit dhe Luksemburgut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›