Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

Rregulla të reja për zhvillimin e turizmit, ndërtimet në zonat turistike, hotelet, apartamentet e dhëna me qira afatshkurtër dhe administrimin e plazheve. Këto janë disa nga ndryshimet që parashikohen në projektligjin e ri për turizmin te publikuar ne konsutlim public.
Një prej ndryshimeve kryesore ne draft lidhet me pezullimin sezonal të punimeve të ndërtimit në zonat turistike. Këshilli i Ministrave mund të vendosë pezullimin e punimeve gjatë periudhave të caktuara të vitit, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Vendimi duhet të përcaktojë zonat ku do të zbatohet pezullimi llojet e punimeve periudhën e fillimit dhe përfundimit, si edhe rastet kur ndalimi zbatohet vetëm në orare të caktuara. Por periudha e ndalimit nuk i humbet subjektit ndërtues. Koha e pezullimit nuk llogaritet në afatin e realizimit të punimeve dhe afati i lejes së ndërtimit zgjatet për të njëjtën periudhë.
Nje tjetër ndryshim lidhet me strukturat akomoduese. Subjekti që kërkon të ndërtojë hotel apo strukturë tjetër akomoduese duhet të pajiset paraprakisht me certifikatë kategorizimi, përpara miratimit të lejes së ndërtimit.
Hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese do të kenë gjithashtu detyrimin të regjistrojnë elektronikisht klientët. Të dhënat përfshijnë numrin e vizitorëve, netët e qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave.
Rregulla tw reja parashikohen edhe pwr akomodimin afatshkurtwr. Njwsitw qw ofrohen pwr qwndrime afatshkurtra duhet të regjistrohen përpara nisjes së aktivitetit përmes e-Albania dhe të pajisen me një kod unik. Ky kod duhet të shfaqet edhe në çdo reklamë apo ofertë, përfshirë platformat elektronike të rezervimeve.
Një pjesë e rëndësishme e projektligjit lidhet me administrimin e plazheve. Subjektet që menaxhojnë stacionet e plazhit duhet të garantojnë kalimin e lirë dhe të pandërprerë të qytetarëve drejt detit dhe përgjatë vijës bregdetare. Për pengimin e këtij aksesi parashikohet gjobë prej 200 mijë lekësh.
Projektligji përcakton edhe gjoba të tjera për shkeljet në administrimin e plazheve. Mungesa e vrojtuesit dënohet me 200 mijë lekë, ndërsa në rast përsëritjeje gjoba arrin në 400 mijë lekë. Ushtrimi i aktivitetit jashtë sipërfaqes së përcaktuar në kontratë dënohet me 150 mijë lekë, ndërsa mosmirëmbajtja dhe ndotja e hapësirës së stacionit të plazhit me 200 mijë lekë.
Sanksione parashikohen edhe për bizneset që nuk raportojnë saktë të dhënat statistikore. Strukturat akomoduese, operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit që nuk deklarojnë të dhënat e kërkuara dënohen me gjobë prej 100 mijë lekësh. Po me të njëjtën masë ndëshkohet edhe deklarimi i pasaktë i këtyre të dhënave.
Një kapitull i rëndësishëm i draftit lidhet me investimet në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Shteti mund të marrë pjesë në partneritete publike-private, të vërë në dispozicion pasuri të paluajtshme shtetërore dhe të sigurojë infrastrukturën mbështetëse.
Për investitorët në struktura akomoduese me 4 ose 5 yje parashikohet një status i veçantë. Për një hotel me 4 yje kërkohet investim minimal prej 8 milionë eurosh, ndërsa për një strukturë me 5 yje, të paktën 15 milionë euro
Për projektet investuese, e drejta e përdorimit të këtyre pronave mund të jepet deri në 99 vjet, ndërsa parashikohet edhe mundësia e vënies në dispozicion përmes kontratës simbolike 1 euro, sipas kushteve të përcaktuara në legjislacion.
Në këtë kuadër, parashikohet edhe krijimi dhe administrimi i një regjistri kombëtar të burimeve turistike, ku përfshihen burimet natyrore dhe kulturore.
Projektligji për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit është ende në fazën e konsultimit, ku pritet të diskutohen dhe të përcaktohen mekanizmat dhe kufijtë e zbatimit të tij.