Ngjarje e rëndë në Vlorë-Plagoset brenda në makinë, 37-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, ku një 37-vjeccar është plagosur me armë.
Ngjarja ka ndodhur në një konflikt mes 37-vjeçarit Skerdi Mehmetaj Piperi, i cili gjendej brenda një automjeti tip Audi A5 me targa AB 461 JK dhe një ose disa personave që gjendeshin jashtë saj.
Sipas të dhënave paraprake, nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një vetëplagosje apo për përdorim arme nga persona të tjerë.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se i plagosuri mund të jetë dëmtuar në momentin që ka nxjerrë armën, por një tjetër pistë është edhe përplasja brenda automjetit, pasi xhami i përparmë i makinës është thyer, raporton gazetarja e RTSH-së në Vlorë, Afrovita Hysaj.
37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende në detaje. Policia e Vlorës është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Ndërkohë, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë zonës, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/rtsh.al/