E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarjet kryesore të vitit 2008

Lojërat Olimpike në Pekin, zgjedhjet presidenciale në Rusi dhe SHBA, pavarësia e Kosovës... Të gjitha datat më të rëndësishme e më domethënëse

Janar

08.01.2008 - Zgjedhjet parlamentare në Pakistan.

20.01.2008 - Zgjedhjet parlamentare në Kubë.

20.01.2008 - Zgjedhjet presidenciale në Serbi.

22.01.2008 - George W. Bush do të mbajë fjalimin e vitit para Senatit dhe Kongresit.

23-27.01.2008 - Në Davos të Zvicrës, politikanë dhe sipërmarrës nga e gjithë bota do të takohen në Forumin Ekonomik Botëror, tema e të cilit, këtë vit, do të jetë: Risitë e bashkëpunimit.

28.01.2008 - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të vendosin dërgimin e një misioni prej 1800 civilësh për zëvendësimin e administratës së UNMIK-ut në Kosovë.

Shkurt

03.02.2008 - Balotazhi për zgjedhjet presidenciale në Serbi.

08.02.2008 - Zgjedhjet presidenciale në Republikën Çeke: Parlamenti dhe Senati do të zgjedhin pasardhësin e Vaclav Havel.

17.02.2008 - Zgjedhjet presidenciale në Qipro.

19.02.2008 - Zgjedhjet presidenciale në Armeni.

21-22.02.2008 - Në Paris do të zhvillohet forumi botëror i OSBE-së mbi konkurrencën.

Zgjedhjet e para në historinë e Butanit: 400 mijë qytetarë të mbretërisë së vogël në Himalaje do të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në Asamblenë Kombëtare.

Mars

02.03.2008 - Zgjedhjet presidenciale në Rusi. Dmitri Medvedev, president i Gazpromit, është kandidati i përzgjedhur si pasardhës nga Vladimir Putin.

09.03.2008 - Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë.

14.03.2008 - Zgjedhjet parlamentare në Iran.

14.03.2008 - Në Shiba të Japonisë do të zhvillohet takimi i ministrave të Ambientit të G20 për ndryshimet klimatike dhe mjedisore.

25.03.2008 - Pishtari olimpik do të nisë rrugën drejt Pekinit: 21780 atletë do ta kalojnë atë dorë më dorë përgjatë një rrugë-stafete prej 137 mijë kilometrash.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Zimbabve.

Prill

07.04-2008 - OBSH-ja do të festojë Ditën Botërore të Shëndetit.

20.04.2008 - Zgjedhjet e përgjithshme në Paraguai.

24.04.2008 - Gjashtëdhjetë vjetori i pavarësisë së Izraelit.

Do të zhvillohet gjithashtu vizita e parë e Benediktit XVI në Shtetet e Bashkuara.

Maj

01.05-2008 - Do të zhvillohen zgjedhjet bashkiake në Londër.

16.05-2008 - Zgjedhjet presidenciale në Republikën Dominikane.

25.05-2008 - Anija kozmike e NASA-s, "Phoenix Mars Lander", do të arrijë në planetin Mars.

Qershor

7-29.06.2008 - Do të zhvillohet Kampionati Evropian i Futbollit në Austri dhe Zvicër.

12.06.2008 - Dita Botërore Kundër Shfrytëzimit të Punës së të Miturve.

Do të hyjë në funksionim ura në gjirin e Hangzhou-t, e përuruar qershorin e vitit të kaluar. Kjo urë është e gjatë 36 kilometra dhe lidh Shangain me Ningbon.

Korrik

01.07.2008 - Franca do të marrë Presidencën e Bashkimit Evropian.

7-9.07.2008 - Takimi i G8-ës në Liqenin Toya në Japoni.

17.07.2008 - Benedikti XVI do të pritet në Sidnej me rastin e Ditës Botërore të Rinisë

27.07.2008 - Zgjedhjet parlamentare në Kamboxhia.

Gusht

08.08-2008 - Hapja e njëzetenëntë e Lojërave Olimpike në Pekin të cilat do të përfundojnë më 24 gusht.

25-28.08-2008 - Kongresi i Partisë Demokratike në Denver, në Kolorado.

31.08-2008 - Zgjedhjet presidenciale në Somali.

Në Aleksandri, Egjipt, do të zhvillohet Konferenca e Fondacionit të Wikipedia-s.

Shtator

1-4.09.2008 - Kongresi i Partisë Republikane në Mineapolis, Minesota.

16.09.2008 - Do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju-Jork.

Në Hong-Kong do të zhvillohen zgjedhjet e 60 anëtarëve të Këshillit Legjislativ.

Zgjedhjet e përgjithshme në Angola. Këto janë të parat që pas vitit 1992, fillimi i luftës civile.

Tetor

15.10.2008 - Zgjedhjet presidenciale në Azerbajxhan.

Zgjedhjet parlamentare në Slloveni.

Zgjedhjet parlamentare në Lituani.

Nëntor

04.11-2008 - Zgjedhjet presidenciale, të Kongresit dhe një të tretës të Senatit në Shtetet e Bashkuara.

15.11.2008 - Zgjedhjet parlamentare në Zelandën e Re.

28.11.2008 - Zgjedhjet parlamentare në Rumani.

Dhjetor

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Gana.

Bashkimi doganor mes 19 vendeve në Afrikën Lindore dhe Australi.

Pamje dhe ndodhi të paharrueshme

Një çiklist kinez duke ngarë një biçikletë origjinale "olimpike".

Vladimir Putin dhe Dmitri Medvedev.

Hoze Luis Zapatero.

Flamuri shqiptar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›