E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Gjermani, për mirëmbajtjen e liqenit të Shkodrës

Shqipëria dhe Gjermania bashkohen për të mbrojtur liqenin e Shkodrës. Dje, qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar për projektin "Programi i mbrojtjes të liqenit të Shkodrës". Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e kësaj marrëveshjeje.

Miratimi, në parim, i marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar, për projektin "Programi і mbrojtjes së mjedisit të liqenit të Shkodrës", në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim financiar, 2002 hyn në fuqi menjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›