E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis “Defender Europe 2025”, stërvitja synon të përmirësojë mbrojtjen e përbashkët

Këto janë momentet kur forcat e armatosura shumëkombëshe nisin stërvitjen e përbashkët në kuadër të ‘Defender Europe’ për këtë vit.

Trupat e forcës tokësore shqiptare u nisën nga garnizoni i Zall-Herrit drejt qendrës së stërvitjes në Bizë, një pikë strategjike për stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe.

Kjo është një nga fazat më të rëndësishme të stërvitjeve gjatë viteve të fundit në Europë dhe në Afrikë, e cila organizohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA-së, në bashkëpunim me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Në “Defender Europe” marrin pjesë 12 mijë trupa nga tetë vende. Kjo stërvitje e cila bëhet për herë të tretë në Shqipëri ka për qëllim rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësitë për reagim të shpejtë ndaj kërcënimeve në hapësirën euroatlantike.

Gjatë stërvitjes do të theksohet mbrojtja kolektive e aleatëve, me trajnime për mbrojtjen e objekteve strategjike, si dhe operacione sulmuese dhe mbrojtëse në pika kyçe.

Shqipëria është një nga vendet pritëse kryesore, e cila luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›