E Diel, 1 Nëntor 2026

Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit pajisjet me dronë të prodhimit amerikan

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi sot se Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan.

Sipas ambasadës, këta dronë janë të pajisur me teknologji të avancuar të imazheve termike, duke mundësuar monitorim të vazhdueshëm si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës.

“Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Sipas ambasadës së ShBA-së, këta dronë të projektuar dhe prodhuar në ShBA, të cilët përdoren nga forcat e rendit dhe ushtria amerikane dhe janë ndërtuar për të përmbushur specifikimet ushtarake amerikane, tashmë janë në dispozicion të Policisë së Shtetit.

Ky investim synon të rrisë ndjeshëm kapacitetet operacionale të Policisë së Shtetit, veçanërisht në kontrollin e territorit dhe forcimin e sigurisë kufitare.

Ambasada amerikane deklaroi se mbështetja ndaj institucioneve shqiptare në fushën e sigurisë mbetet një prioritet, duke synuar rritjen e standardeve dhe eficiencës në luftën kundër kërcënimeve të ndryshme.

Ky dron ndryshon perspektivën se si Njësia e Antiterrorit kryen punën e saj. Ai rrit aftësitë tona për të menaxhuar më mirë situatat, për të parandaluar aktet e dhunshme dhe terroriste, si dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve shqiptarë dhe vizitorëve të huaj.

Këta dronë kanë aftësi të qëndrojë pezull për një periudhë të gjatë kohore dhe të ofrojnë fushëpamje 360 gradë, me aftësi zmadhimi, në mënyrë që asgjë të mos i shpëtojë vëzhgimit të tij.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›