E Diel, 1 Nëntor 2026

Njoftim i Zëdhënëses së Presidentit.

6 nëntor 2007

Zëdhënësja e Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, bën të ditur se Kuvendi i Shqipërisë ka dërguar pranë Presidentit të Republikës vendimin nr 141, datë 5.11.2007 për “Miratimin e Raportit përfundimtar të Komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesës për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm”, të shoqëruar me Raportin e këtij Komisioni.

Presidenti i Republikës përsërit qëndrimin se vendimmarrja e tij do të mbështetet në Kushtetutën e Republikës, pas studimit të plotë të të gjithë procesit dhe materialeve të paraqitura nga Kuvendi i Shqipërisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›