Presidenti Topi dekoron patriotin Edip Tërshanën (pas vdekjes) me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.

3 nëntor 2007
Në vijim të vizitës së tij në Dibër, në një ceremoni të veçantë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekoruar me propozim të Bashkisë së Peshkopisë, Edip Tërshanën (pas vdekjes) me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.
Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli” merrnin pjesë familjarë e miq si dhe qytetarë dibranë, të cilët kanë përkujtuar patriotin Edip Tërshana, punën e tij për hapjen e shkollave shqipe në Dibër të Madhe që në vitet ’40 dhe idetë e tij për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë, për të cilat u pushkatua në vitin ’46 nga pushteti i kohës.
Presidenti i Republikës i ka dorëzuar familjarëve të të ndjerit Tërshana “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin “Në shenjë nderimi të thellë për jetën dhe veprën e tij në shërbim të çështjes kombëtare dhe të fitores së vlerave të demokracisë, duke u vendosur përjetësisht në panteonin e martirëve të mëmëdheut.”
Gjatë ceremonisë Presidenti Topi është shprehur: “I ndjeri Edip Tërshana ka skalitur në historinë e kësaj treve, por jo vetëm këtu, edhe në historinë e kombit shqiptar vlerat më të rëndësishme të një intelektuali patriot, të një njeriu kurajoz, të një njeriu që përpara së vërtetës, përpara detyrimit për të qenë së pari njeri, nuk mori parasysh atë diktaturë, atë diktator, i cili i mori dhe jetën. Jam i bindur që rikthimi në memorie i kësaj figure të nderuar në radhë të parë na bën nder ne të gjithëve, u bën nder brezave për të treguar se historia nuk bëhet në një ditë, historia shkruhet nga brezat dhe një nga pjesëtarët e një brezi, i cili bëri të mundur që të vijnë këto ditë të një demokracie ndoshta të brishtë, por të lirë, është i ndjeri dhe i paharruari Edip Tërshana”.
Edhe në këtë ceremoni Presidenti Topi shoqërohej nga Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, Zv/ministrja e Kulturës Suzana Turku, Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi dhe deputetët e zonës Rahim Kaleci, Sali Shehu e Albert Faruku.