Fjala e Presidentit Topi në takimin me qytetarët dibranë.

3 nëntor 2007
Përshëndetje zonja dhe zotërinj,
Në fakt nderi është i imi që jam këtu midis jush. E pranova ftesën që Kryetari i Bashkisë së bashku me deputetin më bënë për të vizituar Dibrën. Ardhja në Dibër më obligon që së pari të shpreh falenderimin dhe mirënjohjen për popullin e kësaj zone, popull i cili përveç traditës së shprehur për bujarinë dhe mikpritjen ka vlera të spikatura patriotike dhe intelektuale dhe ka qenë fati im në jetë, që kam njohur shumë prej tyre. Kjo trevë e nderuar përfaqësohet sot kudo në Shqipëri, nëpër institucione, me vlerat më të spikatura të shoqërisë së saj të cilat keni ditur t’i harmonizoni si në institucionet qëndrore ashtu edhe në institucionet vendore. Ju jeni treguar shumë racionalë në përfaqësimin e këtyre vlerave dhe unë ju siguroj se sot ndihem sa i emocionuar aq edhe komod që ndodhem midis jush.
Nuk mund ta fsheh, kisha detyrimin që në ditën e parë të vizitës, të ndaja një moment të dhimbshëm jo vetëm për qytetin e Dibrës, një qytet kaq të qetë për një ngjarje të pazakontë që ka tronditur praktikisht të gjithë opinionin shqiptar, për vrasjen makabre të vogëlushit 10 vjeçar. Një dhimbje të tillë e kanë përjetuar të gjithë njësoj, sikur të kishte ndodhur në familjen e tyre. Kjo dhimbje nuk mund të trajtohet thjesht në planin njerëzor. Ky është mimimumi i domosdoshëm që e shpreh çdo qytetar i Peshkopisë dhe besoj çdo qytetar i Shqipërisë. Ka një lloj ndjenje përgjegjësie që më shumë se kurrë, sot që jam në krye të shtetit unë e ndjej drejtëpërdrejt, pikërisht për kthimin e vlerave jo vetëm humane e shoqërore, por në radhë të parë për vendosjen e shtetit të së drejtës. Kam shkuar në familjen e vogëlushit, sigurisht i mbushur me shumë emocion dhe me përgjegjësi dhe ajo që kam deklaruar ka qenë - konsiderojeni këtë vizitë në planin human, jo për shkak të pozicionit, pasi për shkak të pozicionit, unë jam i detyruar të deklaroj që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të cilin unë e drejtoj, politika shqiptare, parlamenti shqiptar duhet t’i kthejnë drejtësinë këtij vendi. ishte momenti për ta shprehur këtë në rastin e kësaj ngjarjeje tragjike, por është momenti për të thënë se të gjithë së bashku, të gjithë shqiptarët kudo që janë duhet të kontribojnë për vendosjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Kjo është sfida themelore dhe unë besoj se përpjekjet do të jenë të jashtëzakonshme në këtë drejtim.
Së dyti erdha në këtë qytet të nderuar për t’i bërë homazh një figure me të cilën Dibra krenohet. Është i ndjeri z. Edip Tërshana i cili ka skalitur në historinë e kësaj treve por jo vetëm këtu, edhe në historinë e kombit shqiptar, vlerat më të rëndësishme të një intelektuali patriot, të një njeriu kurajoz, të një njeriu që përpara së vërtetës, përpara detyrimit për të qenë së pari njeri, nuk mori parasysh atë diktaturë, atë diktator, që i mori dhe jetën. Jam i bindur që rikthimi në kujtesë i kësaj figure të nderuar në radhë të parë na bën nder ne të gjithëve, i bën nder brezave për të treguar se historia nuk bëhet në një ditë, historia shkruhet nga brezat, dhe një nga pjesëtarët e një brezi i cili bëri të mundur që të vijnë këto ditë të një demokracie ndoshta të brishtë por të lirë, është i ndjeri dhe i paharruari z. Edip Tërshana.
Shfrytëzova rastin për të ardhur në Peshkopi e për të marrë pjesë edhe në një eveniment kulturor që e bën Dibrën të demostrojë ato vlera të cilat unë sapo i shpreha, me edicionin e 13-të të Odës Dibrane, që sikurse e thashë edhe mbrëmë në këtë sallë të bukur, është institucioni më rëndësishëm që e ka bërë Odën Dibrane të specikfikohet si e tillë me të gjithë vlerat që ka, së pari për urtësinë e pjekurinë. Sot kjo Odë ka marrë dimensione të reja, pasi edhe pse është një eveniment lokal, ne e pamë mbrëmë që edhe viset e tjera të Shqipërisë, edhe vise të tjera jashtë vendit ku jetojnë shqiptarë vijnë e përfaqësohen me shumë dëshirë e mjaft interes në këtë aktivitet. Kështu që unë dëshiroj edhe një herë t’ju falenderoj për këtë mundësi.
Sigurisht vizitat e mia në Peshkopi kanë qenë të shumta e me cilësi të ndryshme. Sot është një cilësi e re dhe unë dëshiroj të ndaj me ju disa momente të cilat na interesojnë të gjithëve.
Është momenti kur Shqipëria më shumë se kurrë, institucionet e saj më shumë se kurrë, janë afër aspiratës për t’u integruar qoftë në NATO, qoftë në BE. Sigurisht këto nuk janë përkufizime, apo slogane politike, këto janë evenimente të cilat do t’i japin shansin Shqipërisë për të ecur përpara.
Unë me cilësinë e Presidentit të Republikës kam pasur dy takime. Po i cilësoj edhe sot këto dy takime për të treguar predispozicionin që ekziston tek përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve të rëndësishme në Bruksel. Së pari jam takuar me Shefin e NATO-s dhe një javë më vonë me përfaqësuesit kryesorë të BE-së. Futja e Shqipërisë në NATO është një moment historik dhe besoj se jemi afër marrjes së ftesës për anëtarësim. Të futesh në NATO do të thotë të bëhesh një shtet shumë më i sigurtë, dhe të bëhesh një shtet shumë i sigurtë do të thotë të thithësh investime. Pra perceptimi politik ndaj një qytetari sigurisht që bëhet i ndryshëm, por qytetari përpara se të merret me politikë natyrisht kërkon dhe ndjen nevojën për mirëqënie familjare. Duhet të pranojmë haptazi që sot në Shqipëri ende kemi probleme të forta ekonomike. Jo të gjithë nëpër familje jetojnë në kushte normale. Por, ju siguroj se të gjitha këto lëvizje politike që po bëjnë institucionet, pa dallim, qoftë mazhorancë, qoftë opozitë, dhe ky është një rast që përshëndetet nga politika botërore, kanë qënë të unifikuar, kanë qenë të sintonizuar lidhur me nevojën për t’u integruar. Parlamenti shqiptar në unison, shoqëria shqiptare me 94% të saj dëshëron të anëtarësohet dhe me sa duket mençuria e këtij populli shprehet në këtë linjë. Që të jesh sot anëtar i NATO-s do të thotë të marrësh siguri, do të thotë marrësh investime, do të thotë të rregullosh infrastrukturën dhe unë besoj së të gjithë jemi koshientë për këtë. E njëjta vendosmëri vazhdon me konseguencë në linjën e integrimit në Bashkimin Europian. Në këto dy sfida, natyrisht, sfida e parë e integrimit në NATO është ajo që ne shpresojmë të arrijmë sa më shpejt.
Është mjaft e rëndësishme klima politike në Shqipëri. Sigurisht, debat politik ka pasur, ka dhe do të ketë. Nuk mund të ketë demokraci, nuk mund të ketë institucione demokratike pa debat politik. E rëndësishme është që të ekuilibrohet klima politike. Sidomos në momente shumë vendimtare për historinë e kombit tonë, ku nga njëra nga anë diskutohet çështja e integrimit, nga njëra anë çështja e pavarësisë së Kosovës dhe nga ana tjetër diskutohet stabiliteti rajonal, të cilat janë shumë të vlefshme. Unë mendoj se ekuilibrimi i jetës politike në Shqipëri është një mesazh shumë i rëndësishëm në radhë të parë për shoqërinë shqiptare, që ndonëse ka problemet e veta, teksa shikon se klima politike ekuilibrohet, njerëzit fitojnë qetësinë psikologjike dhe biznesi fiton sigurinë për të investuar. Natyrisht nuk jam me mendimin që të shkojmë të investojmë nëpër vende të tjera, por investitorët e huaj të vijnë e të investojnë në Shqipëri. Ekuilibrimi i jetës politike në Shqipëri nuk është i thjeshtë, nuk është i lehtë, por duhet thënë se klasa politike me kalimin e viteve ka ardhur duke u maturuar. Kjo shikohet në jetën parlamentare, kjo shikohet në cilësinë e partive politike dhe ju siguroj që koha do të bëjë të vetën. E rëndësishme është që ne të përftojmë ritmet në mënyrë që maturitetin e kësaj klase ta përkthejmë në vazhdimin e reformave. Dhe një nga reformat kryesore është reforma në sistemin e drejtësisë.
Ju e dini dhe nuk ka nevojë të theksoj, apo të shpalos atë që kam thënë në tryezën me partitë politike, e rëndësishme është që së pari partitë politike të vijnë në një tryezë, gjë që ka ndodhur. Në këtë tryezë për reformën në drejtësi, përfaqësuesit e partive politike janë shprehur të gjithë për nevojën e reformës në drejtësi. Natyrisht, mund të perceptohet sikur Presidenti ka gjithçka në dorë. Jo, në rastin konkret Presidenti është vetëm katalizator i një procesi, por rolin e patjetërsueshëm, rolin kryesor, rolin vendimtar e ka Parlamenti shqiptar, aty ku partitë politike projektojnë vullnetet e tyre politike.
Kështu që edhe nga kjo sallë unë dhe të gjithë ju besoj jeni në pritje që reformat në Shqipëri të mos diktohen, të mos mbesin peng, të mos mbesin skllav i emrave të veçantë. Para emrave të veçantë të rëndësishme janë institucionet, janë reformat me pjesëmarrjen e të gjithëve. Vetëm kjo do të japë shanse që ne të reformojmë sistemin e drejtësisë, në mënyrë që brenda sistemit të drejtësisë të rigjenerohen forca të shëndosha, sepse nuk është i gjithë sistemi i korruptuar. Do të ishte gabim i madh që ne t’i konsiderojmë të gjithë gjyqtarët, të gjithë prokurorët se vuajnë nga sëmundja e korrupsionit.
Por sëmundja e korrupsionit në këto institucione praktikisht është evidente, është e qartë. Edhe metoda më e mirë për ta shëndoshur këtë sistem nga korrupsioni, është reformimi i ligjit, vendosja e njerëzve që punojnë në këtë sistem para detyrimit sikurse janë edhe qytetarët e thjeshtë, kufizimi i mandatit të disave që konsiderohen të përjetshëm. Ne kemi preferuar që të vijmë në një sistem demokratik për t’i hequr shansin individëve të veçantë që të jenë të përjetshëm. Dhe pasi janë ndjerë të përjetshëm, induktojnë, apo diktojnë vazhdimin e karrierës në linja nepotike, duke ia lënë fëmijëve, duke ia lënë nipave, duke ia lënë mbesave. Jo, sistemi demokratik zhvillohet në një linjë tjetër, në një sfond tjetër. Sikurse ka mandat të kufizuar Presidenti i Republikës, që e ka pesë vjet, sikurse ka mandat të kufizuar Kryeministri, i cili në rastin më të mirë të një qeverisjeje të mirë shkon katër vjet dhe mund ta ripërsërisë mandatin vetëm pas rikonfirmimit të zgjedhjeve politike, sikurse kanë mandat të kufizuar kryetarët e gjykatave, sikurse kanë mandat të kufizuar të gjitha institucionet edhe në nivel diplomatik, ashtu duhet ta kenë mandatin e kufizuar edhe prokurori edhe kryeprokurori. Pra, në rast se do të bëjmë një analizë të tillë komplekse do të kuptojmë të gjithë së bashku se problemi nuk është tek një emër tek një individ, problemi është në princip, problemi është në parim, që institucionet tona të punojnë mbi bazën e disa standardeve. Ne sot kemi shansin të mos sajojmë standarde vetë, por mund t’i referohemi standardeve që ka bota e përparuar, që ka Europa.
Unë mendoj që trajtimi me shumë kujdes, pa emocione politike jashtë interesave të veçanta që shpeshherë konsiderohen interesa korruptive, intelektualët shqiptarë dhe shoqëria shqiptare e kanë shansin e madh që sot t’i drejtohet reformave bazale në këtë drejtim, sepse ndryshe nuk kemi më shans që të ankohemi dhe kujt t’i ankohemi. Dikush ka probleme në administratë, kërkon drejtësi, dikush tjetër, apo shumëkush ka probleme me pronën dhe kërkon drejtësi, dikush tjetër ka problem me arsimin dhe kërkon drejtësi, dikush tjetër ka probleme me kriminalitetin dhe kërkon drejtësi. Pra kush e jep këtë drejtësi? Këtë drejtësi duhet ta japin institucionet e të drejtës. Dhe në rast se të gjithë do të bëjmë një analizë të hollësishme, duke i parë edhe në çështjet e karakterit personal. Drejtësia vjen duke i dhënë shansin që kjo drejtësi të jetë institucionale dhe jo drejtësi që e jep një individ. Kjo është arsyeja që njerëzit në mjaft raste shprehen të pakënaqur me dhënien e drejtësisë, kjo është arsyeja që politika dhe institucionet duhet të bëjnë maksimumin e tyre që të kthejnë shtetin e së drejtës në Shqipëri. Unë mendoj se klasa politike shqiptare, pavarësisht nga debatet e ditës, është e bindur që reforma në drejtësi do të realizohet.
Sigurisht, jeta politike në Shqipëri do të vazhdojë të jetë debatuese dhe për reformën elektorale. Të gjithëve na intereson që të shkojmë njëherë e mirë në stabilizimin e këtij momenti dhe sigurisht ka një përgjegjësi të drejtëpërdrejtë, të cilën e ka shprehur edhe Kryeministri, që para zgjedhjeve të vitit 2009 duhet që popullsia jonë e vogël të jetë e regjistruar dhe kjo është një përgjegjësi e drejtëpërdrejtë. Shqipëria nuk mund të shkojë më duke thënë që jemi tre milionë e gjashtëqind mijë, apo katër milionë e dyqindmijë. Kur shtete që kanë qindra milionë janë në gjendje të kenë të dhënat bazë për secilin individ. Unë do të vazhdoj të inkurajoj këtë linjë dhe besoj është detyrimi i cilitdo që kjo të realizohet, që çdo shqiptar të ketë kartat e identitetit, në mënyrë që të jetë në një përfaqësim serioz jo vetëm brenda institucioneve të Shqipërisë, por edhe në komunikim me botën.
Kjo është arsyeja që në këtë linjë përparimi, Bashkimi Europian para një muaji nënshkroi një marrëveshje me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare për lehtësimin e regjimit të vizave. Si njerëz që jetojmë në një sistem të plotë demokratik duhet të kemi mundësinë e lëvizjes së lirë. Unë jam i ndërgjegjshëm se sot ka mjaft prindër, nëna dhe baballarë që kanë prej vitesh fëmijët e tyre jashtë, që kërkojnë t’i shohin e nuk i shikojnë dot. Të mos jetë kjo mundësi vetëm për një pjesë të kualifikuar të shoqërisë, por të jetë kjo një mundësi për të gjithë. Edhe në rast se kjo shprehet si një dëshirë nga ana jonë, nuk është e tillë për partnerët europianë, të cilët i shohin me shumë kujdes realizimin e standardeve dhe të detyrimeve.
E kam thënë vazhdimisht që në Peshkopi është një ambient shumë civil. Kjo është arsyeja që ngjarje të tilla të hidhura si ajo që unë përmenda që në fillim, kanë shkaktuar një habi të madhe se si mund të ndodhin gjëra të tilla edhe këtu. Por të gjithë këta janë tregues se të gjithë së bashku nuk duhet t’ia lemë këtë mision vetëm politikanëve, por ky është një mision që duhet ta përballojmë të gjithë.
Nga biseda qoftë me Kryetarin e Bashkisë, por edhe me deputetët e njoh fare mirë interesimin e banorëve të Peshkopisë, edhe të atyre që kanë ikur nga qyteti, e që asnjëherë nuk harrojnë lidhjen shpirtërore me vendlindjen, madje mund t’ju them që janë shumë të interesuar dhe e kam parë interesimin e preokupimin që investimet të arrijnë edhe këtu. Pra njeriu do të dijë se si do të jetë ritmi i investimeve. Kam qenë një ndër ata që kanë mbështetur, kur kam qenë në parlament, investimin e rrugës së Arbërit. Sigurisht nuk e kam bërë këtë për oportunizëm me dëshirën që kishin disa kolegë të mij parlamentarë. Por të rikthesh në vitin 2007, apo në mijëvjeçarin e tretë atë rrugë që ka ekzistuar historikisht, është minimumi që duhet të bëjë përfaqësuesi i popullit në Parlamentin shqiptar. Dhe këtë unë e kam parë tek përfaqësuesit tuaj. Besoj që jeni në dijeni që kjo rrugë ka filluar të marrë trajta konkrete. Tani do të futet në fillim të vitit edhe projekti teknik për segmentin Bulqizë-Tiranë dhe unë mendoj atë që ne e kemi shprehur si një dëshirë, që Peshkopia dhe Tirana të lidhen brenda një kohe shumë të shkurtër, ku njerëzit të kenë mundësi të lëvizin pa asnjë lloj problemi në mëngjes dhe në darkë. Besoj është një moment që të gjithë ne duhet ta përshëndesim. Unë sigurisht mund të trajtoja këtu tema të ndryshme, por besoj një këshillë kisha dëshirë t’ua jepja: së pari përfaqësuesve që vijnë nga Dibra në institucionet kryesore, të gjithë atyre që kanë një përgjegjësi shtetërore, të gjithë intelektualëve, të cilët normalisht nuk kanë pse të mos bëjnë lobing për zhvillimin strategjik të kësaj zone, që në bashëpunim me institucionet vendore të bëjnë një projekt kompleks për zhvillimin e kësaj zone. Kështu funksionon e gjithë politika në të gjitha vendet më demokratike.
Ju jeni më të ndjeshëm për këtë zonë. Natyrisht dashuria e shqiptarit është për çdo pjesë të territorit, por ju jeni më të ndjeshëm, ju i njihni resurset më mirë, ju do të dini të mbështesni projektet integrale për Dibrën dhe këto projekte nuk janë pak të mundshme, qoftë tek rigjallërimi i atij sektori që ka qenë tradicional për Dibrën, në sektorin e bujqësisë, në sektorin e agropërpunimit, në blegtori. Janë elementë që mund ta bëjnë Dibrën që të ketë stampën e vet jo vetëm në tregun shqiptar, por pse jo, edhe në tregun ndërkombëtar. Mjafton një organizim për mundësi për financime, për kreditime dhe njeriu nuk mund të futet i vetëm në investime që të trembim. Jo ka nevojë për suport, ka nevojë për grupim dhe këtë suport duhet t’ia japin pikërisht profesionistët, intelektualët. Unë jam i bindur që juve do të dini të organizoheni në këtë linjë, sepse Shqipëria ka një shkallë shumë të mirë, edhe pse është në territor i vogël, ka shumë veçori gjeografike, rajonale që lidhen sa me klimën sa me traditën. Ndryshe njihet Dibra qoftë për traditat kulturore historike, qoftë për prodhimet e veta, ndryshe njihet Myzeqeja, ndryshe njihet Shkodra, ndryshe njihet Korça. Pra, kemi një shans shumë të madh që edhe në tregun shqitpar, edhe në atë rajonal të fillojmë të mendojmë për prezantimin e vlerave origjinale të viseve tona.
Keni një traditë të cilën nuk duhet ta humbni. Është tradita e arsimimit të fëmijëve. Këtë traditë ne e kemi të shprehur. Po të studiosh me kujdes të gjitha vlerat përfaqësuese të brezave, këtë fakt e evidenton shumë thjesht. Brezi i ri sot ka nevojë që të ketë frymën e trashëgimisë, por edhe të fusë elementë të rinj, sepse pa arsimim nuk ka shanse për integrim as në një shoqëri të kualifikuar shqiptare, as në shoqërinë europiane. E kam fjalën për cilësinë e jetës nëpër shkolla, ku natyrisht, përveç përgjegjësisë që ka Ministria e Arsimit, vëmendje duhet të tregojë edhe pushteti vendor, edhe për çështje të shëndetësisë. Njerëzit që janë në funksione përgjegjëse duhet të jenë më vitalë, duhet të jenë më kërkues, sepse sot dihet se ai që punon më shumë ka shanse të marrë më shumë, ai që propozon projekte ka shanse të marrë më shumë. Dhe të mos mendojmë që projektet vijnë thjesht nga buxheti i shtetit. Ato vijnë edhe nga organizata ndërkombëtare partnere dhe unë këtu kam rastin të vlerësoj edhe praninë e z. Ambasador të Hollandës, i cili është mik i Dibrës, e që është shumë aktiv dhe një mbështetës i rëndësishëm i të gjitha projekteve. Përfaqësuesit më të rëndësishëm dhe seriozë, partnerët tanë europianë, ndërkombëtarë vijnë aty ku ka seriozitet. Ardhja e këtyre partnerëve tanë edhe në aktivitete lokale tregon se seriozitet ekziston tek përfaqësuesit, tek deputetët, por në radhë të parë tek shoqëria dhe tek populli i Dibrës.
Nuk dëshiroj të bëhem i bezdisshëm duke e zgjatur më shumë bisedimin, sepse dëshiroj që këtë ngjarje të shënuar të rikthimit në memorie dhe vlerësimit nëpërmjet dekorimit të një partioti të rrallë, ne ta përjetojmë së bashku si një çast legjitim, emocional për njërin nga njerëzit më përfaqësues të kësaj zone të nderuar, zonë tek e cila jo vetëm politikanët, por besoj të gjithë intelektualët kanë se çfarë të marrin, për ta bërë pjesë të eksperiencës së tyre.
Unë ju falenderoj sinqerisht që keni ardhur në këtë orë të mëngjesit, i bindur se ky lloj motivacioni do të na shtyjë të gjithëve edhe juve, edhe mua, edhe të gjithë kolegëve në suksese të reja.
Faleminderit!