E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Algjerisë, Abdelaziz Boutaflika, për Festën Kombëtare.

1 nëntor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Algjerisë, Abdelaziz Boutaflika, me rastin e Festës Kombëtare.

“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Algjerisë, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet më të mira për lumturinë Tuaj dhe mirëqenien e begatinë e popullit mik algjerian!

Më lejoni, Zoti President, të nënvizoj se ne çmojmë lart marrëdhëniet e miqësisë e të bashkëpunimit që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Algjerisë, si dhe të shpreh besimin tim në konsolidimin e mëtejshëm të tyre, duke nxitur një bashkëpunim të frytshëm, sidomos në drejtim të shkëmbimeve ekonomike e kulturore”, - shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›