Njoftim i Zyrës së Shtypit të Presidentit të Republikës.
22 nëntor 2007
Në përgjigje të akuzave të ngritura sot nga deputetë të opozitës lidhur me numrin e dekreteve për shkarkimin dhe emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Zyra e Shtypit e Institucionit të Presidentit njofton:
Më datë 22 nëntor 2007, Presidenti i Republikës shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm me dekretin nr. 5523 dhe, po sot, emëroi Prokurorin e ri të Përgjithshëm me dekretin nr. 5526. Gjithashtu sot, me dekretet nr. 5524 dhe nr. 5525 janë dekoruar përkatësisht Misioni i Asistencës Policore të Komunitetit Europian në Shqipëri “PAMECA 2” dhe drejtuesi i këtij Misioni z. Klaus Shmid.
Në praktikën e punës së Institucionit të Presidentit të Republikës, dekretet e dekorimeve bëhen publike ditën kur zhvillohet ceremonia e dekorimit, në rastin konkret më datë 24 nëntor 2007. Por, për hir të transparencës për vendimmarrjen për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm dekretet e dekorimeve po bëhen publike që sot.