Njoftim për të shtëna me armë në Vlorë, policia “rrethon” zonën e Plazhit të Vjetër

Një njoftim për të shtëna me armë në zonën e Plazhit të Vjetër ka ngritur në këmbë Policinë e Vlorës.
Sipas raportimeve, menjëherë pas njoftimit, policia ka nisur kontrollet në terren dhe ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, për të bërë të mundur identifikimin e autorit.
Por sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, bëhet fjalë vetëm për një verifikim të një personi dhe nuk ka pasur të shtëna me armë.