E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Ishin nën vëzhgim nga anti-Terrori/ Merr fund “ngujimi” disa orësh në Orosh! RENEA kontrolle me qen për…

Merr fund ngujimi disa orësh i dy të kërkuarve në Orosh të Pukës.

Pas përpjekjeve të mëparshme me vëllain dhe më pas me motrën e njërit prej dy shtetasve të izoluar në banesë, forcat e policisë kanë arritur të bindin dy shtetasit që të dalin nga banesa

Që prej mëngjesit të ditës së sotme ata ishin vendosur në një banesë të pabanuar, ndërsa pas negociatave të zgjatura më në fund janë dorëzuar.

Siç mëson Fax News, tashmë Forcat RENEA kanë nisur kontrollet me qen për armë dhe eksplozivë.

Julian Cumraku dhe Arben (Hamza) Uka ishin nën vëzhgim prej kohësh nga anti-terrori.

Arben Hamza Uka

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›