Vijon aksioni i RENEA në Orosh/ Detaje të reja: Dy të ngujuarit kanë qenë më herët në Siri

Vijon operacioni policor në Orosh të Pukës, ku forcat RENEA kanë rrethuar një banesë që prej orëve të para të mëngjesit.
Brenda në banesën e pabanuar, në pronësi të Mehill Jakut, dyshohet se ndodhen dy persona të kërkuar, Juljan Cumrraku dhe Arben Uka allias Hamza Uka.
Siç raporton gazetarja e Fax News Vanesa Rahmani, Uka ka qenë në ndjekje më parë nga anti-terrori, ndërsa është shoqëruar drejt banesës vëllai i të ngujuarit tjetër, Julian Cumraku.
Të dy keta persona dyshohet se kanë qenë më herët në Siri, dhe dyshohet si pjesë e grupeve terroriste.