E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nju-Jork, Spiropali: Angazhim për riintegrimin e personave të riatdhesuar nga zonat e konfliktit

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë sot në konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm që zhvilloi punimet në Nju-Jork. Me ftesë të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, ministrja Spiropali iu bashkua konferencës, ku theksoi angazhimin e shtetit shqiptar për riintegrimin e personave të riatdhesuar nga zonat e konfliktit. “Ndërkohë që sot, programet tona për parandalim, rehabilitim, riintegrim dhe largim nga ekstremizmi njihen e vlerësohen ndërkombëtarisht nga partnerët tanë strategjikë”, theksoi Spiropali.

Spiropali ndodhet në Nju-Jork, si pjesë e delegacionit të nivelit të lartë të kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj, që po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Me ftesë të presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë edhe në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Spiropali gjithashtu përfaqëson Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e dypalëshe, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

1 nga 6

/m.m/r.e/a.f-

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›