E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump mund të heqë sanksionet ndaj industrisë turke të mbrojtjes

UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se mund të heqë sanksionet ndaj industrisë turke të mbrojtjes, përpara takimit të tij me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan.

I ulur në Zyrën Ovale pranë Erdogan, Trump u pyet se kur mund të përfundojnë kufizimet dhe përgjigjja e tij ishte ”pothuajse menjëherë”.

Sanksionet u vendosën në vitin 2020 pasi Turqia bleu dhe testoi sistemin rus të mbrojtjes nga raketat ”S-400”.

Turqia është përjashtuar gjithashtu nga programi i avionëve luftarakë F-35 i udhëhequr nga SHBA-të, një pengesë pasi ekspertët thonë se ”Ankaraja ka nevojë urgjente për të modernizuar flotën e saj të avionëve luftarakë duke pasur parasysh rreziqet për sigurinë rajonale”.

Erdogan tha se bisedimet dypalëshe të së enjtes mund të trajtojnë programet F-35 dhe F-16, huadhënësin shtetëror të Turqisë, Halkbank, dhe marrëdhëniet dypalëshe më të gjera.

Trump vlerësoi Erdoganin, duke thënë se “ai po bën një punë të shkëlqyer në vendin e tij. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”.

Këto komente vijnë në një kohë kur Erdogan përballet me kritika të brendshme për goditjen e tij ndaj opozitës kryesore./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›