E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi: 274 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e zjarreve, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ndërhyrja për shuarjen dhe izolimin e vatrave aktive të zjarrit vijon pa ndërprerje nga toka dhe ajri, ndërsa Forcat e Armatosura janë të angazhuara në mbështetje të operacioneve në disa zona të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në terren janë angazhuar 274 efektivë të Forcave të Armatosura, me 21 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca dhe 9 mjete zjarrfikëse.

Në operacionet nga ajri janë angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”, të cilët po mbështesin prej orëve të para të ditës përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave, si dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

“Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor”, theksoi Nufi, duke shtuar se angazhimi i Forcave të Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, do të vijojë pa ndërprerje deri në qetësimin e plotë të situatës.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›